Sport

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi takon homologun e tij turk

Sipas njoftimit të Federatës Turke, takimi është zhvilluar në selinë administrative të TFF-së në Riva të Stambollit

Emre Doğan  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 22.01.2021
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi takon homologun e tij turk Foto: Arhiv / AA

Stamboll

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka takuar homologun e tij, kreun e Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF), Nihat Özdemir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Federatës Turke, takimi është zhvilluar në selinë administrative të TFF-së në Riva të Stambollit.

Në takim përveç krerëve të të dyja federatave morën pjesë edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, derisa nga federata turke nënkryetarët Servet Yardımcı, Yılmaz Büyükaydın dhe sekretari i përgjithshëm, Kadir Kardaş.

Özdemir në deklaratën e tij tha se Turqia dhe Kosova janë vende shumë të afërta, duke shtuar se kjo vizitë do t'i përforcojë edhe më shumë lidhjet miqësore mes të dy federatave të futbollit.

Në takim u dakordua që së shpejti të zhvillohen dhe zbatohen projekte të përbashkëta mes të dy federatave.

Ademi dhe delegacioni i FFK-së të cilët ndodhen në Turqi për të marrë pjesë në ndeshjen e Super Kupës së Kosovës që do të luhet më 23 janar në Antalya, gjithashtu vizituan kampin e kombëtares së Turqisë "Hasan Doğan".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın