Sport

Kombëtaret e Arabisë Saudite dhe Palestinës do të përballen në Bregun Perëndimor

Ky hap paraqet ndryshime në politikën saudite pasi mbretëria më parë ndeshjet kundër Palestinës i ka luajtur në vendet e treta për të mos kërkuar leje nga Izraeli

Ekip   | 04.10.2019
Kombëtaret e Arabisë Saudite dhe Palestinës do të përballen në Bregun Perëndimor

Rijad

Arabia Saudite do të luaj kundër Palestinës në ndeshjen kualifikuese të Azisë për Kupën Botërore 2022 në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë muaj, njoftoi Departamenti i sportit të mbretërisë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky hap shënon ndryshim në politikën e Arabisë Saudite, pasi mbretëria, por edhe vendet tjera arabe, më parë ndeshjet kundër Palestinës i luanin në vendet e treta, pasi që kërkohej të aplikonin në Izrael për të marrë leje hyrës për të luajtur në Palestinë.

Ndeshja kualifikuese për Botërorin 2022 është paraparë të luhet në Ramallah më 15 tetor.

Arabia Saudite tha se u pajtua të luaj në Palestinë me kërkesën e saj.

Departamenti i futbollit të Arabisë Saudite tha në Twitter: "Me kërkesë të vëllezërve tanë palestinez, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite u dakordua të luaj ndeshjen e saj të parë kualifikuese të Azisë për Botërorin 2022 kundër Palestinës...më 15 tetor....në Ramallah".

Jibril Rajoub, kreu i Federatës Palestineze të Futbollit, e vlerësoi vendimin saudit si "historik" dhe falënderoi Arabinë Saudite.

Katër vite më parë, Jordania dhe Egjipti kanë organizuar ndeshje të tilla si vendi i tretë me kërkesë të Palestinës, kurse klubet arabe dhe ekipet kombëtare historikisht kanë refuzuar të vijnë në Palestinë për shkak të lejes izraelite.

Megjithatë, vitet e fundit, disa vende arabe, duke përfshirë Irakun, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, ndeshjet kundër Palestinës i kanë luajtur në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın