Sefa Tetik
27 korrik 2026•Përditësim: 27 korrik 2026
Kocaelispor, ekip i Superligës Turke Trendyol, ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin anësor nga Maqedonia e Veriut, Darko Churlinov, transmeton Anadolu.
"Kontrata e futbollistit tonë Darko Churlinov është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët. E falënderojmë Darko Churlinovin për kontributin e tij", thuhet në deklaratën e klubit me ngjyrat gjelbër dhe të zezë.
Churlinov sezonin e kaluar zhvilloi 30 ndeshje me fanellën e Kocaelisporit, duke regjistruar 2 gola dhe 4 asistime.