Sport

Karateisti kosovar Elhami Shabani fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Turqi

Pas katër fitoreve radhazi, karateisti Shabani ka mposhtur karateistin Hamza Turulijan nga Bosnjë e Hercegovina me rezultat 2:1 për t’u radhitur i treti në këtë kampionat

Agim Sulaj   | 28.05.2022
Karateisti kosovar Elhami Shabani fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Turqi Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Prishtinë

Karateisti kosovar Elhami Shabani është bërë medalist i bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë "Gaziantep 2022" në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka quajtur këtë si suksesin më të madh në karrierën e sportistit kosovar "pas sakrificës shumëvjeçare në karate".

"Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë Gaziantep 2022, kategoria -75 kg", bëri të ditur KOK-u.

Pas katër fitoreve radhazi, karateisti Shabani ka mposhtur karateistin Hamza Turulijan nga Bosnjë e Hercegovina me rezultat 2:1 për t’u radhitur i treti në këtë kampionat.

"Kam ushtruar dhe kam vuajtur tërë jetën për këtë ditë. Medaljen e bronztë ia dedikoj babait, të cilit shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar që ka bërë në mua", tha sportisti në një deklaratë pas fitores.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın