Sport

Kampionati Botëror 2018, nesër 3 ndeshje në grupet F dhe G

Nesër do të zhvillohen 3 ndeshje edhe atë Belgjikë-Tunizi, Kore e Jugut-Meksikë dhe Gjermani-Suedi

Hilmi Sever  | 22.06.2018 - Përdıtësım : 23.06.2018
Kampionati Botëror 2018, nesër 3 ndeshje në grupet F dhe G

Moskē

MOSKË (AA) - Në Kampionatin Botëror "Rusi 2018" nesër do të zhvillohen 3 ndeshje në grupet F dhe G, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Tunizisë në grupin G. Ndeshja do të luhet në stadiumin " Spartak " në qytetin e Moskës, në ora 14:00.

Në ndeshjen e parë të saj në grup, Belgjika ka shënuar fitore ndaj Panamasë dhe ka 3 pikë, ndërsa Tunizia e cila pësoi disfatë nga Britania e Madhe me golin në minutën e fundit ende nuk ka asnjë pikë të fituar.

Ndeshja e dytë nesër do të jetë ajo në mes të Koresë së Jugut dhe Meksikës në grupin F. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Rostov Arena " në ora 17:00.

Meksika ka 3 pikë të fituara në ndeshjen me kampionin në fuqi Gjermaninë, ndërsa Koreja e Jugut e cila pësoi humbje nga Suedia nuk ka pikë të fituara.

Përballja e fundit do të luhet mes Gjermanisë dhe Suedisë në grupin F. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fisht” në qytetin Soçi, në ora 20:00.











Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.