Sport

Jep dorëheqje kreu i federatës bullgare të futbollit

Dorëheqja e kreut të federatës bullgare të futbollit u kërkua më herët nga kryeministri Borisov, pas humbjes së mbrëmshme me rezultatin 6-0 nga Anglia dhe racizmit të manifestuar nga tifozët bullgarë

İhvan Radoykov  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Jep dorëheqje kreu i federatës bullgare të futbollit

Sofje

Kryetari i Unionit të Futbollit të Bullgarisë (BFS), Borislav Mihaylov, ka dhënë dorëheqje nga detyra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim për mediat, Mihaylov tha se kryeministrit Boyko Borisov ia ka parshtruar kërkesën për dorëheqje për shkak të mjedisit të tensionuar së fundmi në futbollin bullgar, qëndrimit negativ të krijuar lidhur me BFS-në dhe skandalet shoqëruese".

Dorëheqja e Mihaylov do të diskutohet në mbledhjen e jashtëzakonshme të BFS-së të premten.

Ndryshe, dorëheqja e kreut të federatës bullgare të futbollit u kërkua më herët nga kryeministri Borisov, pas humbjes së mbrëmshme me rezultatin 6-0 nga Anglia në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020 dhe racizmit të manifestuar nga tifozët bullgarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın