Sport

Jaap Stam, trajner i ri i FC Cincinnati

Në njoftimin e Cincinnatit thuhet se me holandezin 47-vjeçar nënshkruan marrëveshje deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Abdulkadir Karakaya   | 22.05.2020
Jaap Stam, trajner i ri i FC Cincinnati

Ankara

Ish-futbollisti i njohur holandez, Jaap Stam është bërë trajner i FC Cincinnati që garon në MLS-në amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Cincinnatit thuhet se me holandezin 47-vjeçar nënshkruan marrëveshje deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Stam pas nënshkrimit të kontratës deklaroi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që me klubin të realizojë qëllimet e përcaktuara.

“Ka qenë ëndërr për mua të kem rastin të punoj në ndonjë ekip të MLS-së sikur Cincinnati”, tha Stam, dikur qendërmbrojtësi më i mirë në botë.

Para se ta marrë punën e trajnerit në Cincinnati, Stam ishte trajner i Jong Ajax, Reading, PEC Zwolle dhe Feyenoord.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın