Sport

Italianët shprehin gëzimin e fitores: Të fitosh anglezët në shtëpinë e tyre është diçka unike

"Është një ndjenjë e papërshkrueshme: Të fitosh anglezët në shtëpinë e tyre dhe të bëhesh Kampion i Evropës është diçka unike. Nuk ishte lehtë", tha Valerio

Barış Seçkin  | 12.07.2021 - Përdıtësım : 13.07.2021
Italianët shprehin gëzimin e fitores: Të fitosh anglezët në shtëpinë e tyre është diçka unike

Romë

BARIŞ SEÇKİN

Italianët shprehen se janë shumë të lumtur pasi kombëtarja e tyre arriti të fitoj Kampionatin Evropian EURO 2020.

Pasi në penalti e fitoi Anglinë me rezultatin 3-2, Italia shkaktoi një gëzim të madh në mbarë vendin me kampionatin e dytë të fituar në histori. Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Tifozët në deklaratat për Anadolu Agency (AA) treguan se si ndihen. Disa tifozë iu bashkuan mendimit se fitorja e kampionatit u ka ardhur mirë të gjithëve në Itali pas një periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Është një ndjenjë e papërshkrueshme: Të fitosh anglezët në shtëpinë e tyre dhe të bëhesh Kampion i Evropës është diçka unike. Nuk ishte lehtë", tha Valerio i cili finalen e ndoqi në ekranin e madh të vendosur në sheshin "Popolo".

Ndërsa Antonio tha se "Sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë. Veçanërisht në një ndeshje të këtillë".

Giulia dhe Alice kampionatin e përshkruan si surreale. "Është tejet emocionuese. Nuk e dimë vallë do të ndodhë përsëri por na emocionoi. Gjëja më e mirë e vitit. Një gjë që do t'i bashkojë të gjithë pas një viti të këtillë të vështirë", thanë ato.

Ndërkaq Simone i cili kishte dalë të festonte bashkë me babain e tij tha se të vetmin kampionat evropian që e ka fituar Italia e ka parë babai i tij ndërsa edhe ai për herë të parë e ka përjetuar këtë.

Babai Gabriele tha: "Një gjë shumë e mirë. Kanë kaluar 53 vite" ndërsa djali Simone tha: "Unë nuk isha i lindur".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın