Sport

Italia nderon ekipin kombëtar të futbollit me "Rendin e Meritës" për suksesin në EURO 2020

Zyra e presidentit tha se Mattarella i ndau nderimet gjithë ekipit, përfshirë kapitenit Giorgio Chiellini, menaxherit Roberto Mancini dhe presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina

Barış Seçkin  | 16.07.2021 - Përdıtësım : 17.07.2021
Italia nderon ekipin kombëtar të futbollit me "Rendin e Meritës" për suksesin në EURO 2020 Foto: AA/Arhiv

Romë

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka nderuar lojtarët dhe stafin e kombëtares italiane në futboll me çmimin "Rendi i Meritës" për fitoren e tyre të titullit në kampionatin UEFA EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, zyra e presidentit tha se Mattarella i ndau nderimet gjithë ekipit, përfshirë kapitenit Giorgio Chiellini, menaxherit Roberto Mancini dhe presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina.

Menaxherit të kombëtares dhe kreut të federatës iu ndanë nderimet "Oficeri i Madh", ndërsa kapitenit të kombëtares iu nda çmimi "Oficer".

Për pjesën tjetër të lojtarëve u nda çmimi "Kalorësi", nota më e ulët e "Rendit të Meritës" së Italisë.

Më 11 korrik, Italia fitoi titullin në kampionatin EURO 2020, duke mundur Anglinë me penallti në stadiumin "Wembley" në Londër.

Ky ishte titulli i parë i fituar nga Italia në Kampionatin Evropian që nga viti 1968.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.