Sport, Koronavirusi

Ish-ylli brazilian Ronaldo thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi

"Gjëja më e mirë për të bërë tani është të qëndroni në shtëpi siç rekomandohet nga autoritetet botërore të shëndetit dhe qeveritë", tha në mediat sociale kryetari i klubit spanjollë La Ligas, Real Valladolid, Ronaldo

Can Erözden  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Ish-ylli brazilian Ronaldo thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi

Ankara

Ish-yll brazilian i futbollit Ronaldo Luis Nazario de Lima u bëri thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi si pjesë e luftës globale kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

"Gjëja më e mirë për të bërë tani është të qëndroni në shtëpi siç rekomandohet nga autoritetet botërore të shëndetit dhe qeveritë", tha në mediat sociale kryetari i klubit spanjollë La Ligas, Real Valladolid, Ronaldo.

Ronaldo, 43 vjeç, në profilin e klubit spanjoll në Twitter tha se njerëzit duhet të kenë shumë durim dhe përgjegjësi për të minimizuar efektet e shpërthimit të koronavirusit pasi bota po kalon një kohë të vështirë.

Ai tha se shpreson që bota ta mundë koronavirusin në kohën më të shkurtër të mundshme. "Faleminderit dhe qëndroni në shtëpi. Shihemi së shpejti", shtoi ai.

Fituesi i Kupës së Botës 1994 dhe 2002 zotëron 72,7 për qind të aksioneve në Real Valladolid.

Ai ishte një nga figurat legjendare të futbollit në vitet 1990 dhe 2000, duke luajtur për PSV Eindhoven, Barcelona, Real Madrid, rivalët italian Inter Milano dhe AC Milan si dhe kombëtaren e Brazilit.

Ronaldo shënoi 62 gola në 98 paraqitje ndërkombëtare për Brazilin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın