Sport

Himni i Shqipërisë ngatërrohet dy herë në ndeshjen me Francën

Franca e priti Shqipërinë në "Stade de France" në ndeshjen e grupit H në kualifikimet e EURO 2020

Yusuf Özcan   | 08.09.2019
Himni i Shqipërisë ngatërrohet dy herë në ndeshjen me Francën foto: arkivë/AA

Paris

Para ndeshjes Francë-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2020 (EURO 2020), himni kombëtar i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Franca e priti Shqipërinë në "Stade de France" në ndeshjen e grupit H në kualifikimet e EURO 2020.

Në ceremoninë para ndeshjes pas himnit kombëtar të Francës, në vend të himnit të Shqipërisë, së pari gabimisht u intonua himni i Andorrës dhe pastaj i Armenisë.

Pas gabimit të bërë, u intonua himni kombëtar i Shqipërisë dhe ndeshja filloi 5 minuta me vonesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın