Yunus Kaymaz
04 Gusht 2017•Përditësim: 05 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Në Nyon të Zvicrës janë hedhur shortet për ndeshjet në raundin e tretë "play-off" për kualifikim në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të "play-off"-it do të luhen më 15 dhe 16 gusht, kurse ato kthyese më 22 dhe 23 gusht.
Përballjet që rezultuan nga hedhja e shortit janë si në vijim:
Qarabag (Azerbajxhan) – Kobenhavn (Danimarkë)
APOEL (Qiproja Greke) – Slavia Praga (Çeki)
Olympiacos (Greqi) – Rijeka (Kroaci)
Celtic (Skoci) – Astana (Kazakistan)
Hapoel Beer Sheva (Izrael) – Maribor (Slloveni)
Istanbul Basaksehir (Turqi) – Sevilla (Spanjë)
Young Boys (Zvicër) – CSKA Moska (Rusi)
Napoli (Itali) - Nice (Francë)
Hoffenheim (Gjermani) – Liverpool (Angli)
Sporting CP (Portugali) – Steaua Bukuresht (Rumani)