Sport

Formula 1, Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Miamit

Charles Leclerc tani kryeson renditjen me 104 pikë

Muhammed Enes Çallı  | 09.05.2022 - Përdıtësım : 09.05.2022
Formula 1, Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Miamit

Ankara

Ylli i Red Bull, Max Verstappen fitoi çmimin e parë të madh të Miamit të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti holandez përfundoi raundin e pestë të Kampionatit Botëror të Formula 1 në vitin 2022 për 1 orë, 34 minuta e 24 sekonda.

Piloti i Monakos i Ferrarit, Charles Leclerc, doli i dyti me 3.7 sekonda pas Verstappen në Autodromin Ndërkombëtar të Miamit.

Piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, ishte i treti pasi diferenca midis tij dhe Verstappen ishte 8.2 sekonda në garën me 57 xhiro.

Ndërkohë, kampioni i shtatëfishtë i botës, Lewis Hamilton i Mercedesit, e përfundoi garën në vendin e gjashtë.

Leclerc tani kryeson renditjen me 104 pikë, i ndjekur nga Verstappen, i cili ka grumbulluar 85 pikë këtë sezon.

Sergio Perez është në pozitën e tretë me 66 pikë. Formula 1 do të vazhdojë në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës më 22 maj.

- Pesë pilotët më të mirë:

1. Charles Leclerc (Monako), 104 pikë

2. Max Verstappen (Holandë), 85

3. Sergio Perez (Meksikë), 66

4. George Russell (Britani e Madhe), 59

5. Carlos Sainz (Spanjë), 53

- Pesë konstruktorët më të mirë:

1. Ferrari, 157 pikë

2. Red Bull, 151

3. Mercedes, 95

4. McLaren, 46

5. Alfa Romeo, 31

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.