Formula 1, Charles Leclerc dhe Ferrari nisin sezonin me fitore
Leclerc ishte i pari me kohën 1:37:33.584. I dyti ishte spanjolli Carlos Sainz, po ashtu nga Ferrari, me 5,5 sekonda prapa, ndërsa vendi i tretë në Bahrein i takoi pilotit britanik të Mercedesit Lewis Hamilton, me 9,6 sekonda ngecje pas të paritKemal Zorlak
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Piloti i Ferrarit Charles Leclerc është fituesi i garës së parë të Formula 1 të sezonit të ri, i cili u mbajt për Çmimin e Madh të Bahreinit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara në pistën ndërkombëtare Sakhir në Bahrein hapi sezonin e ri të Formula 1 dhe piloti Leclerc festoi fitoren e tretë të karrierës së tij.
Pas një gare emocionuese, Leclerc ishte i pari që kaloi vijën e përfundimit me kohën 1:37:33.584. I dyti ishte spanjolli Carlos Sainz, po ashtu nga Ferrari, me 5,5 sekonda prapa, ndërsa vendi i tretë në Bahrein i takoi pilotit britanik të Mercedesit Lewis Hamilton, me 9,6 sekonda ngecje pas të parit.
Gara e radhës në Formula 1 është planifikuar të zhvillohet më 25 mars në Arabinë Saudite.