sport

Fillojnë të tetat e finales në Ligën e Kampionëve, VAR-i në përdorim

Në ndeshjet e sontme në Romë dhe Manchester për herë të parë do të vihet në përdorim teknologjia VAR për ndihmë të referëve

Bakir Tiro  | 12.02.2019
Fillojnë të tetat e finales në Ligën e Kampionëve, VAR-i në përdorim

Shkup

SHKUP (AA) - Pas ndeshjeve të fazës së grupeve që përfunduan në vjeshtë, sonte rifillojnë garat në Ligën e Kampionëve të UEFA-së. Do të luhen dy ndeshje të së tetës së finales, në të cilat forcat do t'i masin Roma-Porto dhe Manchester United- PSG, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 21:00.

Në ndeshjet e sontme në Romë dhe Manchester për herë të parë do të vihet në përdorim teknologjia VAR për ndihmë të referëve.

Ndeshjet e para të së tetës së finales do të vazhdojnë nesër, me përballjen e Tottenhamit kundër Borussia Dortmundit, si dhe Ajaxit kundër Real Madridit.

Lyon-Barcelona dhe Liverpool-Bayern do të luhen më 19 shkurt, ndërsa një ditë më vonë në orar janë përballjet Atletico Madrid-Juventus dhe Schalke-Manchester City.

Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 5, 6, 12 dhe 13 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın