Sport

FIFA: Shtyhen kualifikimet afrikane për Kupën e Botës 2022

Fillimi i fazës kualifikuese të grupeve në Afrikë për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm të planifikuara për qershor janë shtyrë për në shtator

Ekip  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
FIFA: Shtyhen kualifikimet afrikane për Kupën e Botës 2022

Cyrih

Fillimi i fazës së grupeve të kualifikimeve afrikane për Kupën e Botës 2022 në Katar, i planifikuar për në qershor, do të shtyhet për në shtator, njoftoi Federata Botërore e Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA e mori një vendim të tillë në konsultim me Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF).

Ajo përmendi krizën aktuale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si arsye për shtyrjen e garës.

Kualifikimet ishin planifikuar të fillonin në tetor të vitit të kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe data e re u caktua nga 5 deri më 14 qershor.

Dhjetë fituesit e grupeve do të kalojnë në raundin e "play-off"-it, i cili tani është shtyrë nga nëntori i këtij viti për në mars të vitit të ardhshëm. Pesë ekipet fituese në "play off" do të përfaqësojnë Afrikën në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.