Sport

Falcao për transferimin e tij në Galatasaray: Do të ishte emocionuese

"Futbolli në Turqi është duke u përjetuar në mënyrë intensive. Transferimi im në këtë fazë të karrierës sime do të ishte emocionuese. Shpresoj që të realizohet së shpejti"

Yunus Kaymaz  | 10.08.2019 - Përdıtësım : 12.08.2019
Falcao për transferimin e tij në Galatasaray: Do të ishte emocionuese

Stamboll

Futbollisti kolumbian Radamel Falcao, tha se transferimi i tij në këtë fazë të karrierës do të ishte emocionuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Futbolli në Turqi është duke u përjetuar në mënyrë intensive. Transferimi im në këtë fazë të karrierës sime do të ishte emocionuese. Shpresoj që të realizohet së shpejti", u shpreh sulmuesi 33 vjeçar për mediat kolumbiane.

Ai gjithashtu rikujtoi se vazhdon stërvitjet me Monacon, duke shtuar se karrierën dëshiron ta vazhdojë në Evropë dhe në nivelin më të lartë.

Golashënuesi kolumbian më parë ka luajtur edhe për klube tjera evropiane si Porto, Atletico Madrid, Manchester United dhe Chelsea.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın