Sport

Falcao dënohet me burg për evazion fiskal

Është bërë i ditur vendimi përfundimtar në rastin e hapur nga prokuroria në Spanjë ndaj futbollistit kolumbian për periudhën 2011-2013 kur ka luajtur për Atletico Madrid

Doga Kirmizioglu  | 24.05.2018 - Përdıtësım : 24.05.2018
Falcao dënohet me burg për evazion fiskal

Ankara

ANKARA (AA) - Futbollisti i Monaco-s, Radamel Falcao, është dënuar me 16 muaj burg dhe gjobë prej 9 milionë euro për arsye se ka bërë evazion fiskal në periudhën kur ka luajtur për Atletico Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Është bërë i ditur vendimi përfundimtar në rastin e hapur nga prokuroria në Spanjë ndaj futbollistit kolumbian për periudhën 2011-2013 kur ka luajtur për Atletico Madrid.

Falcao është dënuar me burgim prej 16 muaj dhe gjobë prej 9 milionë euro.

Prokuroria kishte pretenduar se Falcao nëpërmjet firmave të tij në Kolumbi dhe Ishujt Virgjine, ka bërë evazion fiskal prej 822 mijë e 609 euro në vitin 2012 dhe 4 milionë e 839 mijë e 253 euro në vitin 2013.

Në futbollin spanjoll në periudhën e fundit janë hapur padi ndaj shumë futbollistëve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Marcelo, Neymar, Xabi Alonso, Angel Di Maria, Ricardo Carvalho, Daniel Alves dhe Samuel Eto'o, për shkak të krimeve financiare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.