EURO 2024: Përfundon baras ndeshja kualifikuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë
Pjesa e parë përfundoi në favor të nikoqirëve me golin e shënuar nga Enis Bardhi në minutën e 41-të, menjëherë pas penaltisë së humbur nga vetë ai

Shkup
Ndeshja e fundit e raundit kualifikues në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian EURO 2024 midis Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë, që është zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ka përfunduar me rezultat 1 me 1 në favor të nikoqirëve, raporton Anadolu.
Pjesa e parë përfundoi në favor të nikoqirëve me golin e shënuar nga Enis Bardhi në minutën e 41-të, menjëherë pas penaltisë së humbur nga vetë ai.
Por në pjesën e dytë, mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me auto-golin e shënuar nga Jani Atanasovin në rrjetën e reprezentacionit të tij.
Në fund të kualifikimeve, Maqedonia e Veriut, e cila është pjesë e Grupit C, mbetet në pozitën e katërt me tetë pikë të fituara, ndërsa Anglia është e para në listë me vetëm dy barazime gjatë gjithë raundit.
Në Grupin C të raundit të kualifikimeve edhe Italia siguroi vendin në Kampionatin Evropian pas barazimit pa gola në ndeshjen e saj me Ukrainën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.