Sport

EURO 2020, Turqia pësoi disfatë ndaj Italisë me rezultat 0-3

Italia kishte një fillim të fuqishëm në ndeshje pasi anësori i Napolit, Lorenzo Insigne, humbi një mundësi për të shënuar gol në minutën e 17-të

Emre Aşıkçı  | 12.06.2021 - Përdıtësım : 12.06.2021
EURO 2020, Turqia pësoi disfatë ndaj Italisë me rezultat 0-3 ( Burak Akbulut - Anadolu Agency )

Romë

Italia shënoi fitore me rezultat 3-0 kundër Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian EURO 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Italia kishte një fillim të fuqishëm në ndeshje pasi anësori i Napolit, Lorenzo Insigne, humbi një mundësi për të shënuar gol në minutën e 17-të.

Pesë minuta më vonë, portieri turk Ugurcan Cakir realizoi një refleks të pabesueshëm pas goditjes me kokë nga Giorgio Chiellini.

Cakir bëri një tjetër pritje për të mohuar Ciro Immobilen në minutën e 43-të.

Asnjë nga ekipet nuk ishte në gjendje të thyejë rezultatin në pjesën e parë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin olimpik të Romës.

Por në minutën e 53-të, rezultati u hap me një autogol nga mbrojtësi turk Merih Demiral.

Italia dyfishoi rezultatin kur Immobile shënoi nga një distancë e afërt në minutën e 66-të.

Në minutën e 79-të, Insigne me një gjuajtje të fuqishme nga një distancë e afërt shënoi golin e tretë për Italinë.

Përpos Turqisë dhe Italisë, në Grupin A janë edhe kombëtaret e Zvicrës dhe Uellsit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın