Sport

Erdoğan: Presim një vlerësim të drejtë për organizimin e EURO 2024

"Presim një vlerësim të drejtë", është shprehur Erdoğan, duke theksuar se Turqia ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për organizimin e EURO 2024

26.09.2018 - Përdıtësım : 26.09.2018
Erdoğan: Presim një vlerësim të drejtë për organizimin e EURO 2024

Berlin

BERLIN (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për organizimin e EURO 2024 dhe se presin një vlerësim të drejtë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një intervistë për gazetat e grupit mediatik Funke Media, Erdoğan, ka folur në lidhje me fotografinë me futbollistin Mesut Özil në Londër i cili u largua nga kombëtarja gjermane për shkak të sulmeve raciste dhe diskriminuese, si dhe për kandidaturën për organizimin e EURO 2024. 

"Presim një vlerësim të drejtë", është shprehur Erdoğan, duke theksuar se Turqia ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për organizimin e EURO 2024. 

Pasi ka bërë të ditur se nuk reflektojnë të vërtetën deklaratat në lidhje me situatën ekonomike të Turqisë, Erdoğan tha se "Turqia është një vend dinamik dhe frytdhënës nga pikëpamja e turizmit. Nuk duhet të ketë dyshime për mbushjen e stadiumeve në kampionatin evropian, për rritjen e sponsorëve dhe të ardhura nga reklamat". 

Më tej Erdoğan ka shpjeguar se pothuajse në të gjithë qytetet kanë ndërtuar komplekse sportive, stadiume dhe pallate sporti me kapacitete të mëdha, ku shumë herë nuk vërehen as edhe në vendet e Europës. "Nëse UEFA bën një vlerësim objektiv mund t’i shikojë këto të vërteta", tha Erdoğan. 

"Mendoj se duhet t’i jepet mundësia një vendi si Turqia e cila ka entuziazmin e futbollit dhe që ka përmbushur të gjitha kushtet për organizimin", theksoi presidenti turk, duke rikujtuar se Gjermania ka organizuar dy kupa botërori dhe një kampionat evropian në 1974, 1988 dhe 2006. 

Në lidhje me fotografitë që Mesut Özil, İlkay Gündoğan dhe Cenk Tosun kanë realizuar me të, Erdoğan theksoi se "nuk ka asnjë gjë për t’u penduar" dhe shtoi se "Siç e dini edhe Lothar Matthaeus është takuar me Vladimir Putinin. Futbollistët tanë duhet të kenë situatën për të vepruar me vullnetin e lirë. Më vjen keq për ata që e kritikojnë këtë". 

Shprehja e Mesut Özil se "kur fitoj jam gjerman, ndërsa kur humb jam emigrant" e përmbledh shumë mirë përballjen e futbollistëve me diskriminim në Gjermani, është shprehur Erdoğan, duke shtuar se "(Mesut Özil) nuk u largua pa arsye nga ekipi kombëtar i Gjermanisë. Çdokush që do të përballet me këto sulme dhe ofendime raciste do të reagonte në të njëjtën mënyrë". 

"Jemi takuar shumë herë në raste të ndryshme. Në të njëjtën mënyrë takohemi me qytetarët tanë me origjinë turke në vende të ndryshme. Mesut është një person që jeton në Londër. Të mos takohem me atë teksa unë ndodhem atje? Mos vallë duhet të keqtrajtojmë një futbollist gjerman që luan në vendin tonë dhe bën fotografi me kancelaren gjermane Angela Merkel? Nuk e kuptoj këtë logjikë", tha Erdoğan i cili duke bërë të ditur se në Londër nuk është takuar për herë të parë me Mesut Özil, tha se bashkërisht duhet të luftohet racizmi. 

Erdoğan i cili gjatë datave 27-29 shtator do të zhvillojë takime zyrtare në Gjermani ka bërë të ditur se me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nuk kanë planifikuar të flasin për futbollin, por nëse ajo e përmend situatën e Mesut Özil dhe İlkay Gündoğan edhe ai do të flasë për futbollin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın