Sport

Elmas largohet nga Fenerbahçe, karrierën e vazhdon në Napoli

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Elif Elmas në Fenerbahçe erdhi dy vite më parë nga Rabotniçki për 180 mijë euro ndërsa në Napoli shkon për 16 milione euro

Can Erözden  | 23.07.2019 - Përdıtësım : 24.07.2019
Elmas largohet nga Fenerbahçe, karrierën e vazhdon në Napoli

Ankara

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll dhe lojtari i deritashëm i Fenerbahçes, Elif Elmas, karrierën e tij do ta vazhdojë në Napoli të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Menxhamenti i Fenerbahçes njoftoi se 19-vjeçari Elmas në radhët e Napolit shkoi për një kompensim prej 16 milionë euro.

Varësisht nga parqitjet e Elmasit, klubi nga Stambolli sipas kontratës pritet të marrë 1.5 milionë euro shtesë dhe po aq nëse lojtari shkon në një klub tjetër.

Fenerbahçe në faqen e saj i dëshiroi Elmasit shumë fat, i cili së shpejti do të udhëtojë në Itali për të nënshkruar kontratën me skuadrën nga Napoli.

Futbollistët e Napolit kanë filluar përgatitjet për sezonin e radhës në kampin italian Dimaro, ndërsa shefi i stafit teknik, Carlo Anceloti, dje zbuloi se Elmasi është në prag të ardhjes në ekip.

"Jemi shumë pranë përfunditmit të transferit dhe ardhjes së Elmasit në Napoli. Kanë mbetur disa detaje të vogla për t'u dakorduar. Shpresoj që Elmasi sa më parë të bashkohet me lojtarët për përgatitje", ka thënë Ancelotti për TV Luna.

Elmasi në Fenerbahçe erdhi dy vite më parë nga Rabotniçki për 180 mijë euro dhe njihet si një nga lojtarët më të talentuar të ri në Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın