Sport, Koronavirusi

Dy lojtarë të Galatasaray-it pozitivë ndaj COVID-19

"Dy lojtarë rezultuan pozitivë", njoftoi klubi i Stambollit në Twitter, duke shtuar se të gjithë lojtarët, stafi teknik, shëndetësor dhe punonjësit u testuan pasi u kthyen nga pushimet e fundit

Can Erözden  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Dy lojtarë të Galatasaray-it pozitivë ndaj COVID-19

Ankara

Klubi turk i futbollit Galatasaray sot ka njoftuar se dy prej lojtarëve të saj kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dy lojtarë rezultuan pozitivë", bëri të ditur klubi i Stambollit në Twitter, duke shtuar se të gjithë lojtarët, stafi teknik, shëndetësor dhe punonjësit u testuan pasi u kthyen nga pushimet e fundit.

Klubi nuk shpalosi emrat e lojtarëve të infektuar.

Më tej thuhet se lojtarët nuk kishin nevojë që të shtrohen në spital, por se procesi i tyre i izolimit dhe trajtimit ka filluar, pa dhënë detaje tjera.

Këtë qershor, Super Liga e Turqisë rifilloi pas një pushimi tremujor për shkak të pandemisë së COVID-19, duke zhvilluar ndeshjet në stadiume boshe dhe duke përdorur një sërë masash sigurie për të mbrojtur të gjithë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın