Sport

Dy Koretë letër të përbashkët për organizimin e Olimpiadës 2032

Letra do t'i dorëzohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të premten, ku Koreja e Jugut si kandidat pritës ka zgjedhur Seulin dhe Koreja e Veriut me gjase do të zgjedhë Phenianin

Emre Aytekin   | 11.02.2019
Dy Koretë letër të përbashkët për organizimin e Olimpiadës 2032

Seul

SEUL (AA) - Qeveritë e dy Koreve të premten në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) do të dorëzojnë një letër qëllimi për organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike 2032, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveritë e dy Koreve që nga viti i kaluar paralajmëruan kandidimin e tyre të përbashkët për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe ndërtimit të paqes në Gadishullin Korean.

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut (KSOC) sot përzgjodhi Seulin si qytet kandidat për pritjen e Olipmiadës.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli fitoi me 49 vota në konkurrencë me Busana e cila mori votat e 34 delegatëve.

Autoritetet verikoreane ende nuk kanë përzgjedhur qytetin kandidat, por duke patur parasysh infrastrukturën aktuale, ka gjasa që të jetë kryeqyteti Phenian.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın