Sport

"Data e re për Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të caktohet së shpejti"

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach ka thënë se të gjitha alternativat janë në tryezë për ricaktimin e Lojërave Olimpike "Tokio 2020"

Muhammed Enes Çallı   | 25.03.2020
"Data e re për Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të caktohet së shpejti"

Ankara

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach ka thënë se shpreson që data e re për Lojërat Olimpike "Tokio 2020" do të caktohet së shpejti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për të ardhmen e Lojërave Olimpike, Bach tha se nesër do të takohet me 33 përfaqësues nga federatat sportive në të gjithë botën për të diskutuar orarin e ri.

Ai tha se pas takimit do të marrin në konsideratë edhe kalendarët e sporteve të tjera për periudhën kohore kur do të zhvilloheshin Lojërat Olimpike.

Bach shtoi se të gjitha alternativat janë tryezë për ricaktimin e Lojërave Olimpike "Tokio 2020", duke shtuar se qëllimi është që evenimenti të organizohet dhe të përmbushen ëndrrat e sportistëve.

IOC dhe qeveria japoneze dje u dakorduan për prolongimin e Lojërave Olimpike "Tokio 2020" për një vit, pasi bota përballet me ndikimin e koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın