Sport

Cocu arrin marrëveshje me klubin turk Fenerbahçe

Drejtori i përgjithshëm PSV-së Toon Gerbrands ka deklaruar se gjithçka në lidhje me largimin e Cocu nga klubi ka ndodhur shumë shpejtë

Abdullah Aşıran  | 22.06.2018 - Përdıtësım : 23.06.2018
Cocu arrin marrëveshje me klubin turk Fenerbahçe

Eindhoven

EINDHOVEN (AA) – Klubi i holandez i futbollit PSV Eindhoven njoftoi se trajneri i klubit Phillip Cocu ka arritur marrëveshje me klubin turk Fenerbahçe, transmeton Anadolu Agency (AA).

PSV njoftoi se trajneri i ri i PSV-së do të jetë Mark van Bommel.

Po ashtu, njoftohet se përveç trajnerit 47 vjeçar Cocu, edhe ndihmësi i tij Chris van der Weerden tanimë do të jetë pjesë e klubit turk Fenerbahçe.

Drejtori i përgjithshëm PSV-së Toon Gerbrands ka deklaruar se gjithçka në lidhje me largimin e Cocu nga klubi ka ndodhur shumë shpejtë.

“Suksesi me vete sjellë edhe kërkesa. Falenderojmë Cocu për sukseset e arritura në PSV. Cocu është një trajner shumë i mirë. Kam respekt të pafund për të. I urojmë suksese të mëdha në Turqi”, është shprehur Gerbrands.

Phillip Cocu, i cili ka qenë edhe futbollist i kombëtares holandeze, gjatë periudhës si trajner ka fituar tre tituj të Ligës së Holandës, një herë kupën dhe dy herë Super Kupën e Holandës.

Ndërkaq, edhe klubi i Fenerbahçes në ueb faqen zyrtare ka njoftuar për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me trajnerin holandez Cocu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.