Sport

Claudia Pechstein, gruaja e parë që do të marrë pjesë në Lojrat e 8-ta Olimpike

"Pothuajse të gjithë më thonë është e mahnitshme që ju ende po garoni në këtë nivel. Është çmenduri. Më pëlqen të bëj patinazh", tha Pechstein

Ekip   | 14.01.2022
Claudia Pechstein, gruaja e parë që do të marrë pjesë në Lojrat e 8-ta Olimpike

New York

WASHINGTON (AA) - Patinatorja gjermane e shpejtësisë, Claudia Pechstein (49), do të bëhet gruaja më e vjetër që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin dhe atletja e dytë dhe e vetmja grua që do të garojë në tetë Lojëra Dimërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pothuajse të gjithë më thonë është e mahnitshme që ju ende po garoni në këtë nivel. Është çmenduri. Më pëlqen të bëj patinazh", tha Pechstein pasi Komiteti Olimpik Gjerman e përfshiu atë në ekipin olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Kështu gjermanja do të kalojë Anne Abernathy, një atlete nga Ishujt e Virgjër Amerikanë, e cila ishte 48-vjeç në Lojërat e saj të pesta Olimpike në 2002. Abernathy u lëndua gjatë stërvitjes në 2006 dhe nuk garoi më.

Pechstein është gjithashtu atletja gjermane dimëror më e suksesshme në Lojërat Olimpike me nëntë medalje, pesë të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Lojërat e para Olimpike Dimërore në të cilën Pechstein garoi ishte në Albertville në 1992, ndërsa iu ndalua të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Vankuverit 2010, kur udhëhoqi një betejë të pa suksesshme në gjykatë kundër akuzave për marrjen e dopingut.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın