Sport

Chelsea nënshkruan me mbrojtësin e majtë spanjoll Cucurella

“Marc Cucurella ka nënshkruar për Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare nga Brighton & Hove Albion”, tha Chelsea në një deklaratë

Can Erözden   | 05.08.2022
Chelsea nënshkruan me mbrojtësin e majtë spanjoll Cucurella

Ankara

Mbrojtësi i majtë spanjoll Marc Cucurella iu bashkua klubit Chelseat nga Brighton & Hove Albion, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Marc Cucurella ka nënshkruar për Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare nga Brighton & Hove Albion”, tha Chelsea në një deklaratë.

24-vjeçari tha se ai iu bashkua "një prej klubeve më të mira në botë" dhe do të "punojë shumë" gjatë kohës së tij në Stamford Bridge.

“Marc është një mbrojtës elitar me cilësi të dëshmuar në Premier League dhe ai forcon më tej skuadrën tonë teksa hymë në sezonin e ri”, tha kryetari i klubit Chelsea, Todd Boehly.

Cucurella, produkt i shkollës së Barcelonës, luajti tre sezone në La Ligën spanjolle, pasi kishte kaluar në huazime me klubet Eibar dhe Getafe.

Sezonin e kaluar ai luajti 38 ndeshje për Brighton dhe shënoi një gol.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın