Sport

Bucks me fitoren ndaj Suns barazon serinë e finaleve të NBA-së

Suns nuk arriti të fitojë përkundër 42 pikëve të Devin Booker

Selçuk Buğra Gökalp   | 15.07.2021
Bucks me fitoren ndaj Suns barazon serinë e finaleve të NBA-së Foto: AA/Arkiv

Ankara

Milwaukee Bucks mposhti Phoenix Suns me rezultatin 109:103 në ndeshjen e katërt të serisë së finaleve të NBA-së të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bucks barazoi rezultatin me paraqitjen e shkëlqyeshme të Giannis Antetokounmpo në çerekun e dytë, e cila përfundoi 52:52.

Devin Booker shënoi 18 pikë në çerekun e tretë duke kaluar në epërsi 82:76 ndaj Bucks para çerekut të fundit.

Pika e thyerjes së lojës ishte kur Antetokounmpo bllokoi Deandre Ayton e Suns, në momentet kur ishte gati të barazonte rezultatin 101:99 në dy minutat e fundit të çerekut të katërt.

Me 40 pikët e Khris Middleton dhe 26 pikë dhe 14 kërcime të Giannis Antetokounmpo ishin ata që ndryshuan qasjen e lojës për Milwaukee Bucks ndërsa 42 pikët e Booker nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar fitoren e Suns.

Ndeshja e radhës të serisë do të mbahet në arenën Phoenix Suns më 17 korrik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.