Sport

Bottas më i shpejti në stërvitjen e parë për Çmimin e Madh të Rusisë

Valtteri Bottas vendosi kohën më të shpejtë në seancën e parë stërvitore për Çmimin e Madh të Rusisë, para kolegut të skuadrës të Mercedes, Lewis Hamilton

Ekip   | 24.09.2021
Bottas më i shpejti në stërvitjen e parë për Çmimin e Madh të Rusisë

Sochi

Valtteri Bottas vendosi kohën më të shpejtë në seancën e parë stërvitore për Çmimin e Madh të Rusisë sot përpara kolegut të skuadrës të Mercedes, Lewis Hamilton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koha më e mirë e Bottas prej 1 minutë, 34.427 sekonda ishte për 211 të qindtat më e shpejtë se Hamilton. Kryesuesi i kampionatit Max Verstappen i Red Bull ishte 016 të qindtat më prapa në vendin e tretë.

Charles Leclerc u rendit i katërti me Ferrarin, kurse piloti i Red Bull, Sergio Perez ishte i nënti.

Të dy seancat e së sotme pritet të jenë në pistë të thatë, kurse shira të fortë parashikohen për kualifikim të shtunën dhe shi për garën e së dielës.

Verstappen do të ketë një dënim me tre vende në garë për shkak të përfshirjes së tij në një përplasje me Hamilton në garën e fundit në Itali.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın