Sport

Bennett triumfon në etapën e parë të "Tour of Turkey" në çiklizëm

Bennett, i cili në Turqi mbron ngjyrat e ekipit Bora-Hansgrohe, triumfoi në garën 156,7 kilometërshe nga Stambolli në Tekirdag me një kohë prej 3 orë, 32 minuta dhe 34 sekonda

Fatih Erel  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
Bennett triumfon në etapën e parë të "Tour of Turkey" në çiklizëm ( Ömer Ural - Anadolu Agency )

Stamboll

Irlandezi Sam Bennett, është fitues i etapës së parë të turneut të 55-të presidencial në çiklizëm “Tour of Turkey”, i cili filloi sot në Turqi dhe që është e vetmja garë e çiklizmit në botë që lidh dy kontinentet, raporton Anadolu Agency (AA).

Bennett, i cili në Turqi mbron ngjyrat e ekipit Bora-Hansgrohe, triumfoi në garën 156,7 kilometërshe nga Stambolli në Tekirdag me një kohë prej 3 orë, 32 minuta dhe 34 sekonda.

Çiklisti holandez Fabio Jakobsen i ekipit Deceuninck Quick-Step përfundoi i dyti ndërsa australiani Caleb Ewan nga Lotto Soudal mbërriti në cak i treti.

Karakteristikë e këtij turneu është se çiklistët në fazën përfundimtare të tij do të kalojnë përmes tunelit të Euroazisë, i cili lidh Azinë me Evropën nën ngushticën e Bosforit.

"Tour of Turkey” do të mbahet midis datave 16 dhe 21 prilli, me pjesëmarrje të 119 çiklistëve nga 17 skuadra.

Katër skuadra pjesëmarrëse në mesin e 17 skuadrave të cilat do të ngasin në garën 6-ditore të gjatë rreth 1.000 kilometra, janë nga Turni Botëror.

Gara do të transmetohet në 185 shtete.

Organizuar nga Federata Turke e Çiklizmit, “Tour of Turkey” debutoi në vitin 1963 dhe u bë një garë ndërkombëtare dy vjet më vonë.

I filluar në vitin 1963 si “Tour of Marmara”, turneu i këtij viti do të ndjek një rrugë të ngjashme “Nostalgjike” për edicionin e saj të parë.

Në vitet e fundit, shumica e fazave në turne u përdorën për t’u organizuar përgjatë brigjeve të Mesdheut dhe Egjeut. Këtë vit, gara u zhvendos në pjesë të ndryshme të vendit me qëllim të promovimit të pasurisë historike dhe natyrore të këtyre rajoneve përmes çiklizmit, përderisa këtë herë organizimi mbahet në rajonin e Marmarasë.

Ekipet që largohen nga Stambolli do të drejtohet në Tekirdag, Eceabat, Çanakkala, Edremit, Belikesir, Bursa, Sakarya dhe do të drejtohen në finish përsëri në Stamboll.

I përbërë nga gjashtë faza të reja, Turneu 2019 do të mbahet përgjatë një rruge që tejkalon 1.000 kilometra në të cilën skuadrat do të kalojnë kontinentet në Çanakkala, nga Evropa në Azi.

- Shtigjet e Turneut 2019:

16 prill: Stamboll-Tekirdag (156,7 km)

17 prill: Tekirdag-Eceabat (183,3 km)

18 prill: Çanakkala-Edremit (122,6 km)

19 prill: Balikesir-Bursa (194,3 km)

20 prill: Bursa-Kartepe (164,1 km)

21 prill: Sakarya-Stamboll (172,4 km)

- Skuadrat nga "World Tour"

Astana (Kazakistan)

Bora Hansgrohe (Gjermani)

Deceuninck Quick-Step (Belgjikë)

Dimension Data (Afrikë)

BAE Emirates (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Lotto Soudal (Belgjikë)

- Skuadrat tjera profesionale

Burgos (Spanjë)

Caja Rural (Spanjë)

Delko Marseille Provence KTM (Francë)

Euskadi Murias (Spanjë)

Manzana Postobon (Kolumbi)

Neri Sottoli Selle Italy KTM (Itali)

Nippo-Vini Fantini-Faizane (Itali)

Rally UHC (SHBA)

Sport Vlaanderen (Belgjikë)

W52 Porto (Portugali)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın