Sport

Bayern Munich vazhdon kontratën me Manuel Neuer

Portieri legjendar ka pranuar të qëndrojë te Bayern Munich deri në qershor të vitit 2023

Muhammed Enes Çallı   | 20.05.2020
Bayern Munich vazhdon kontratën me Manuel Neuer

Ankara

Portieri gjerman Manuel Neuer ka vazhduar kontratën e tij me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdimi i kontratës u njoftua në faqen e internetit të klubit të Bundesligës gjermane, ndërsa drejtuesi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge e ka lavdëruar Neuer-in si portierin më të mirë në botë.

I konsideruar si një nga portierët më të mirë në historinë e klubit, Neuer ka ngritur shtatë tituj të Bundesligës dhe ka fituar një kampionat të Ligës së Kampionëve në vitin 2013 pasi u transferua në Bayern Munich nga Schalke 04 më 2011.

I emëruar si Portieri Më i Mirë në Botë katër herë, ai fitoi Kupën e Botës me ekipin kombëtar gjerman në vitin 2014.

Para Neuer-it, klubi së fundmi ka vazhduar kontratat edhe me Thomas Muller, Alphonso Davies dhe trajnerin Hansi Flick.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın