Sport

Basketboll, Barcelona pëson disfatë nga UNICS Kazan në Ligën Evropiane

Pavaresisht disfatës, Barça ruan kryesimin në renditjen e Ligës Evropiane

Selçuk Buğra Gökalp   | 21.01.2022
Basketboll, Barcelona pëson disfatë nga UNICS Kazan në Ligën Evropiane

Ankara

FC Barcelona pësoi disfatë ndaj UNICS Kazan 70:64 të enjten në ndeshjen e raundit të 22-të të Ligës Evropiane Turkish Airlines, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lorenzo Brown dhe John Brown udhëhoqën UNICS drejt fitores në Basket-Hall Kazan me 22, respektivisht 20 pikë.

Barcelonës nuk i mjaftuan 17 pikët e Cory Higgins dhe 16 pikët e Brandon Davies për të shmangur humbjen.

Kjo ishte disfata e tretë e Barcelonës në katër ndeshjet e fundit të Euroligës dhe humbja e pestë në Euroligë.

Pavarësisht kësaj, Barcelona mbetet në krye të renditjes së Euroligës me 16 fitore dhe 5 humbje ndërsa UNICS Kazan është në vendin e katërt me 12 fitore dhe 7 humbje.

- Rezultatet e së enjtes:

UNICS Kazan - FC Barcelona 70:64

Zenit St. Petersburg - Monaco 77:86

Fenerbahçe - Zalgiris Kaunas 73:67

Alba Berlin - Real Madrid 74:89

Maccabi Playtika Tel Aviv - Olympiacos 84:69

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.