Can Erözden
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 31 Dhjetor 2021
Klubi futbolllistik Barcelona është goditur nga koronavirusi, pasi tre lojtarë të tjerë kanë rezultuar sot pozitivë ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde janë pozitivë me COVID-19. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të izoluar në shtëpi", tha klubi spanjoll në Twitter.
Klubi tha se i ka raportuar rastet tek autoritetet përkatëse. Barcelona tani ka 10 lojtarë që kanë rezultuar pozitivë këtë javë dhe aktualisht janë të izoluar përpara ndeshjes të së dielës në Real Mallorca.
Ata janë: Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba, Alejandro Balde, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavi.