Sport

Atletja turke Yasemin Can fiton medalje të artë në Kampionatin Evropian

Vrapuesja 25-vjeçarja turke në distanca të gjata me prejardhje nga Nairobi shënoi fitore me rezultat 30 minuta e 32,57 sekonda në finalen e 10 mijë metrave për femra

Can Erözden  | 16.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Atletja turke Yasemin Can fiton medalje të artë në Kampionatin Evropian

Ankara

Atletja turke Yasemin Can fitoi medalje të artë në Kampionatin Evropian 2022 që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vrapuesja 25-vjeçarja turke në distanca të gjata me prejardhje nga Nairobi shënoi fitore me rezultat 30 minuta e 32,57 sekonda në finalen e 10 mijë metrave për femra në Olympiastadion.

Atletja britanike Eilish McColgan ishte pothuajse 8,5 sekonda pas atletes Can, duke marrë medaljen e argjendtë.

Lonah Chemtai Salpeter nga Izraeli doli në vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë.

Can fitoi më parë medalje të artë evropiane në Amsterdam 2016. Kampionati Evropian i këtij viti do të përfundojë më 21 gusht.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın