Sport

Aston Villa nënshkruan futbollistin Lucas Digne nga Evertoni

"Të nënshkruash me një lojtar të nivelit dhe cilësisë së tij në afatin e janarit është një shtesë e shkëlqyer për skuadrën tonë dhe ardhja e tij më emocionon mua dhe të gjithë ata që lidhen me Aston Villan", tha menaxheri Steven Gerrard

Can Erözden   | 13.01.2022
Aston Villa nënshkruan futbollistin Lucas Digne nga Evertoni

Ankara

Aston Villa nënshkroi me mbrojtësin e majtë francez Lucas Digne nga Evertoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi anglez i Premier League, Aston Villa, njoftoi se 28-vjeçari u bë nënshkrimi i dytë i klubit në afatin kalimtar të dimrit.

| Të nënshkruash me një lojtar të nivelit dhe cilësisë së tij në afatin e janarit është një shtesë e shkëlqyer për skuadrën tonë dhe ardhja e tij më emocionon mua dhe të gjithë ata që lidhen me Aston Villan", tha menaxheri Steven Gerrard, duke shtuar:

"Kur Lucas u bë i disponueshëm, ne shfrytëzuam mundësinë për ta sjellë atë në klub".

Digne iu bashkua Evertonit në vitin 2018 dhe u shfaq në 127 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe duke prodhuar 20 asistime.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar klubet: Paris Saint-Germain (PSG), Romën dhe Barcelonën. Ai fitoi titujt e ligës në Francë dhe Spanjë dhe luajti për kombëtaren franceze në Kupën e Botës 2014 FIFA dhe EURO 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın