Sport

Arsenal, Aubameyang zgjidhet kapiten në vend të Xhakës

Xhaka në ndeshjen me Crystal Palace u përjashtua nga loja në minutën e 61, derisa rezultati ishte 2-2. Ai i ishte përgjigjur me gjeste dore ndaj reagimeve të ardhura nga tribunat

Mutlu Demirtaştan   | 06.11.2019
Arsenal, Aubameyang zgjidhet kapiten në vend të Xhakës

Stamboll

Gabonezi Pierre-Emerick Aubameyang është bërë kapiteni i ri i Arsenalit, pasi mesfushori shqiptar nga Zvicra, Granit Xhaka ishte temë e kritikave pasi u grind me tifozët derisa doli nga loja në ndeshjen me Crystal Palace, raporton Anadolu Agency (AA).

"Bisedova me Xhakën dhe i tregova se më nuk do të jetë kapiten. Ai e pranoi vendimin tim. Duheshe të vendos në lidhje me këtë dhe çështja u mbyll. Duhet të vazhdojmë rrugën tonë dhe të përqëndrohemi në ndeshjen e ardhshme. Kemi Aubameyang, Bellerin, Lacazette dhe Mesut Özil nga skuadra jonë për kapiten. Kapiteni ynë i parë do të bëhet Aubameyang", tha trajneri i klubit Unai Emery para ndeshjes me Vitoria në UEFA Ligën e Evropës.

Xhaka në ndeshjen me Crystal Palace u përjashtua nga loja në minutën e 61, derisa rezultati ishte 2-2. Ai i ishte përgjigjur me gjeste dore ndaj reagimeve të ardhura nga tribunat. Ai më pas nga llogaria e tij në rrjetin social kishte kërkuar falje nga tifozët.

Pas kësaj në ndeshjen me Liverpool në vend të Xhakës, kapiten ishte zgjedhur spanjolli Hector Bellerin dhe në ndeshjen me Wolverhampton, Aubameyang.

Xhaka ashtu si në ndeshjet me Liverpool dhe Wolverhampton, edhe kundër klubit portugez Vitoria nuk është pjesë e skuadrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın