Sport

Arabia Saudite, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot e renditjes së Saudi Arabian Grand Prix do të realizohen nesër në orën 15:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën në orën 18:30

Fatih Erel   | 03.12.2021
Arabia Saudite, stacioni i radhës në Formula 1

Stamboll

Arabia Saudite do të jetë vendi pritës i garës së 21-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara do të mbahet mbi 50 xhiro në pistën Jeddah Corniche prej 6.1 kilometrash në qytetin Xheda.

Xhirot e renditjes së Saudi Arabian Grand Prix do të realizohen nesër në orën 15:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën në orën 18:30.

Në organizimin ku këtë vit ka pasur një konkurencë të madhe në garën e kampionatit për klasifikimin e pilotëve, Max Verstappen nga ekipi Red Bull-Honda ka 9 fitore ndërsa Lewis Hamilton nga Mercedes ka 7 fitore. Ndërkohë nga një fitore kanë Sergio Perez (Red Bull-Honda), Esteban Ocon (Alpine), Daniel Ricciardo (McLaren-Mercedes) dhe Valtteri Bottas (Mercedes).

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 351,5 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 343,5

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 203

4. Sergio Perez (Meksikë): 190

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 153

- Ekipet

1. Mercedes 546,5

2. Red Bull: 541,5

3. Ferrari: 297,5

4. McLaren: 258

5. Alpine: 137

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın