Sport

Aguero: Messi është zgjedhja ime për "Topin e Artë"

Askush tjetër përpos Messit do të jetë zgjedhja ime për fituesin e Topit të Artë për aq sa ai do të luaj, sidomos nëse luan sikur këtë sezon”, tha Aguero

Dejan Maksimoviç   | 15.05.2019
Aguero: Messi është zgjedhja ime për "Topin e Artë"

Manchester

Argjentinasi Sergio Aguero, sulmues në Manchester City, porositi përmes rrjeteve sociale se zgjedhja e tij për fituesin e Topit të Artë është bashkëkombasi i tij Lionel Messi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aguero shkroi në Twitter një porosi në formë të demantit të pohimeve të disa mediave të cilat thanë se për Agueron fitues i Topit të Artë do të duhet të jetë dikush nga lojtarët që do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve.

"Nuk më pëlqen kur më duhet t'i sqaroj deklaratat e mia, megjithatë, kur dikush transmeton gjëra të cilat nuk i kam thënë, atëherë më duhet ta bëj. Askush tjetër përpos Messit, do të jetë zgjedhja ime për fituesin e Topit të Artë për aq sa ai do të luaj, sidomos nëse luan sikur këtë sezon”, tha Aguero, i cili sqaroi edhe pyetjen e cila i ishte parashtruar.

“Pyetja e cila mu parashtrua ishte nëse këtë vit do të duhet të jem fitues i Topit të Artë... përgjigja ime ishte se do të duhet të kisha luajtur finalen e Ligës së Kampionëve nëse dëshiroj një çmim të tillë. Nuk ka mundur më qartë se kjo dhe nuk kishte vend për keqinterpretime”, shtoi më tej Aguero.

Sulmuesi 30 vjeçar këtë sezon me Manchester City fitoi titullin e kampionit të Anglisë dhe Kupën e Ligës, ndërsa ka edhe shansin të luftojë për trofeun e tretë, të Kupës së FA-së që do të luhet më 18 maj kundër Watfordit. E vetmja njollë në sezonin aktual për "Qytetarët", ishte eliminimi nga Tottenham në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti argjentinas ka një sezon të shkëlqyer edhe individualisht. Në 44 ndeshjet në të cilat u paraqit ka shënuar 31 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın