Shëndetësi

Problemet me gjumin rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru

Në hulumtim është zbuluar se ata që hasin probleme me gjumin kanë rrezik të sulmit në zemër dhe tru 18 për qind më shumë se ata që nuk hasin probleme me gjumin

Emel Öz Gözellik  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 11.11.2019
Problemet me gjumin rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru

Ankara

Sipas një zbulimi, problemet me gjumin rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e uebfaqes së "Science Daily", në Kinë janë hulumtuar 487.200 persona mosha mesatare e të cilëve është 51 vjeç dhe që më parë nuk kanë pësuar sulm në tru dhe nuk kanë pasur sëmundje në zemër.

Në hulumtin që ka zgjatur 10 vjet pjesëmarrësit janë pyetur në lidhje me problemet si vështirësi për të rënë në gjumë, zgjimi i hershëm ose paaftësia për fokusim gjatë ditës për shkak të pagjumësisë.

Prej tyre 11 për qind kanë pësuar vështirësi për të rënë në gjumë, 10 për qind janë zgjuar herët dhe 2 për qind nuk kanë mundur të fokusohen gjatë ditës për shkak të pagjumësisë.

Në hulumtim është zbuluar se ata që hasin probleme me gjumin kanë rrezik të sulmit në zemër dhe tru 18 për qind më shumë se ata që nuk hasin probleme me gjumin.

Dr. Liming Li nga ekipi hulumtues, theksoi se në rast se aplikohen metodat e terapisë së biheviorale ndaj atyre që kanë probleme me gjumin, mund të zvogëlohet sulmi në zemër, në tru dhe sëmundje të ngjashme.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Neurology".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.