Shëndetësi

Kongo, mbi 800 mijë fëmijët duhet të vaksinohen kundër fruthit

OBSH njoftoi se që nga 17 shtatori afër 184 mijë raste të dyshuara të fruthit, prej të cilave 6 mijë të konfirmuara, ishin raportuar në 192 nga 519 zonat shëndetësore në mbarë vendin

Ekip  | 26.09.2019 - Përdıtësım : 27.09.2019
Kongo, mbi 800 mijë fëmijët duhet të vaksinohen kundër fruthit

Kigali

Për 9 ditë afër 825 mijë fëmijë të moshës deri në 5-vjeç në Republikën Demokratike të Kongos janë vendosur të vaksionohen kundër fruthit, si pjesë e një fushate emergjente e cila zbatohet për herë të tretë këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fushata e paralajmëruar mbrëmë vonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe qeveria e vendit do të mbulojë 24 zona shëndetësore në të gjithë vendin.

OBSH njoftoi se që nga 17 shtatori afër 184 mijë raste të dyshuara të fruthit, prej të cilave 6 mijë të konfirmuara, ishin raportuar në 192 nga 519 zonat shëndetësore në mbarë vendin.

Këto përfshijnë 3.667 vdekje, pothuajse të gjithë fëmijë.

“Republika Demokratike e Kongos po përjeton një situatë të keqe, sepse shumë fëmijë u humbën nga imunizimi rutinë”, tha Dr. Deo Nshumirimana, përfaqësues i OBSH-së në Republikën Demokratike të Kongos.

Secila nga 26 provincat e vendit ka raportuar raste të fruthit dhe po lufton për të kontrolluar këtë shpërthim që Ministria e Shëndetësisë e shpalli më 10 qershor.

Sipas OBSH-së, vitin e kaluar në Republikën Demokratike të Kongos mbulimi i imunizimit të fruthit ishte vetëm 57 për qind.

“Kjo fushatë e fundit do të sjellë numrin e përgjithshëm të fëmijëve në grupmoshën e përzgjedhur të arritur përmes vaksinimit urgjent në mbi 4.1 milionë në të paktën 121 nga 192 zonat shëndetësore të prekura”, tha OBSH.

24 zonat shëndetësore të synuara në fushatën emergjente janë të vendosura në gjashtë provinca, në Ekuator, Mongala, Kwilu, Kwango, Mai-Ndombe dhe Kasai Oriental.

Fruthi është një sëmundje e parandalueshme, por ngjitëse që mund të vrasë një fëmijë ose të dëmtojë aftësinë e tyre të shikimit, dëgjimit ose të trurit.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, numri i rasteve të raportuara të fruthit në të gjithë botën ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, respektivisht janë raportuar 112.163 raste më shumë ose katërfishi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ashtu si në Republikën Demokratike të Kongos, njofton OBSH, shpërthime të reja u raportuan edhe në Etiopi, Gjeorgji, Kazakistan, Kirgistan, Madagaskar, Mianmar, Filipine, Sudan, Tajlandë dhe Ukrainë, duke shkaktuar shumë vdekje, kryesisht fëmijë të vegjël.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.