Shëndetësi

"Evropianët më së shumti vdesin nga sulmi në zemër dhe në tru"

Numri më i madh i rasteve të vdekjes u regjistrua në Bullgari, pasuar nga Letonia, Rumania, Lituania dhe Hungaria

Şerife Çetin  | 16.07.2019 - Përdıtësım : 17.07.2019
"Evropianët më së shumti vdesin nga sulmi në zemër dhe në tru"

Bruksel

Sulmi në zemër dhe tru janë shkaqet e rasteve më të shpeshta të numrit të vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian (BE), thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i fundit thekson se në vitin 2016 në BE kanë vdekur 5.1 milion njerëz.

Më tej, thuhet se 33 për qind e rasteve janë më të rinj se 75 vjeç, 29 për qind të grupmoshës nga 75 deri 85 vjeç dhe 38 për qind mbi 85 vjeç.

Po ashtu theksohet se 36 për qind e rasteve janë vdekje të shkaktuara nga sulmi në zemër apo në tru, si dhe 26 për qind nga kanceri.

Sipas raportit të fundit, 5 për qind e vdekjeve janë nga aksidentet rrugore dhe faktorë të tjerë.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes u regjistrua në Bullgari, pasuar nga Letonia, Rumania, Lituania dhe Hungaria.

Ndërkaq përqindja më e ulët e vdekshmërisë u regjistrua në Spanjë, Francë, Itali, Maltë dhe Luksenburg.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın