Bota, Shëndetësi

EMA: Vaksinat e aprovuara mbrojnë kundër të gjitha varianteve të virusit të zbuluar në BE

Në një deklaratë, rregullatori i barnave i BE-së tha se procesi i vlerësimit të vaksinës së zhvilluar nga kompania kineze Sinovac dhe e përdorur në Turqi ende po vazhdon

Selen Temizer  | 17.06.2021 - Përdıtësım : 18.06.2021
EMA: Vaksinat e aprovuara mbrojnë kundër të gjitha varianteve të virusit të zbuluar në BE

Bruksel

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksinat e aprovuara mbrojnë nga të gjitha llojet e koronavirusit të ri (COVID-19) të përhapur në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, rregullatori i barnave i BE-së tha se procesi i vlerësimit të vaksinës së zhvilluar nga kompania kineze Sinovac dhe e përdorur në Turqi ende po vazhdon.

Në deklaratë thuhet se vaksina e kompanisë farmaceutike Moderna të SHBA-së po shqyrtohet nëse mund të përdoret te grupmosha 12-17 vjeç.

Rregullatori evropian tërhoqi vëmendjen për “dezinformimin” e përhapur rreth vaksinës AstraZeneca kohët e fundit, duke theksuar se vaksina në fjalë është akoma e aprovuar, në të kundërtën, do të shpallej vendim.

“Vaksinat e aprovuara duket se mbrojnë nga të gjitha llojet e virusit të vërejtur në BE”, tha EMA.

“Janë marrë në shqyrtim ankesat për inflamacion në muskujt dhe membranën e zemrës të regjistruar pas marrjes së vaksinave të bazuara në teknologjinë mARN. Nuk janë marrë ende të dhëna të mjaftueshme për të krijuar marrëdhënie shkak-efekt”, njoftoi EMA.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın