Shëndetësi, Koronavirusi

“Suksesi i shkencëtarëve turko-gjermanë, mësim kundër ksenofobisë”

Duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalya, kryediolomati turk Çavuşoğlu vlerësoi përpjekjet e çiftit shkencëtar Uğur Şahin dhe Özlem Türeci për të zhvilluar shpejt vaksinën kundër COVID-19

Rabia İclal Turan, Beyza Binnur Dönmez  | 18.06.2021 - Përdıtësım : 19.06.2021
“Suksesi i shkencëtarëve turko-gjermanë, mësim kundër ksenofobisë” ( Mustafa Çiftçi - Anadolu Agency )

Antalya

Suksesi i shkencëtarëve gjermano-turq që prodhuan vaksinën BioNTech / Pfizer COVID-19 duhet të qëndrojë si mësim kundër tendencave ksenofobike, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vlerësuar përpjekjet e çiftit shkencëtar Uğur Şahin dhe Özlem Türeci për të zhvilluar shpejt një vaksinë në pandeminë globale, Çavuşoğlu tha: "Suksesi i dy shkencëtarëve të nderuar që u transferuan në Gjermani nga Turqia ka qenë gjithashtu një mësim për ata që i shikojnë të huajt me armiqësi dhe frikë".

Në fjalën e tij hyrëse në Forumin e Diplomacisë së Antalya-s, Çavuşoğlu tha se forumi u njoh në gjithë botën para se të zhvillonte takimin e tij të parë fizik.

"Bota sapo ishte mësuar me fjalën "Webinar" kur mbajtëm takimin tonë të parë online për ndërmjetësimin", tha ai, duke shtuar se shtatë takime të nivelit të lartë janë mbajtur online deri më sot.

"Ne po ashtu patëm takime fizike nga Mynihu në Bishkek (Kirgistan)", tha ai, duke shtuar se Forumi i Diplomacisë në Antalya është rezultat i "teknologjisë së re dhe kushteve të reja globale".

Gjithsej 25 sesione do të mbahen në takimin e parë vjetor të forumit, shtoi Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu tha se forumi synon veçanërisht një prani të fortë nga Afrika, Azia dhe Evropa, pasi "dinamika botërore kërkon që ne t'i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre kontinenteve".

Ai shtoi se energjia dhe vrulli intelektual nga forumi do të sjellin metoda të reja dhe qasje inovative në diplomaci.

"Ne jemi duke jetuar një nga periudhat më fluide dhe të pasigurta të marrëdhënieve midis shteteve dhe kombeve", shtoi Çavuşoğlu. "Ka ndryshime të vazhdueshme në ekuilibrin e fuqisë", theksoi ai.

"Shtetet janë në kompeticion, madje edhe në përpjekje, përveç bashkëpunimit. Ne dëgjojmë britmat e një sistemi ndërkombëtar që po lufton për të mbijetuar mes turbulencave të forta", deklaroi kryediplomati turk.

Duke shtuar se Turqia mburret me rrjetin e pestë më të madh diplomatik me 252 përfaqësues në gjithë botën, Çavuşoğlu tha: "Ne zbatojmë një diplomaci sipërmarrëse që përpiqet të zgjidhë problemet në çdo cep të botës, në nivelin e udhëheqësve dhe ambasadave".​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın