Shkencë dhe Teknologji

Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite

Skeleti është gjetur në provincën Mazandaran dhe i përket një vajze të moshës 13-14 vjeçare

Tolga Akbaba, Elahe Salari  | 16.02.2019 - Përdıtësım : 17.02.2019
Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite foto: Arkivë/AA

Teheran

TEHERAN (AA) - Arkeologët kanë zbuluar një skelet njeriu që daton rreth pesë mijë vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Iraniane Studentore e Lajmeve ISNA njoftoi se skeleti është gjetur në provincën Mazandaran dhe i përket një vajze.

"Si rezultat i gërmimeve të kryera në qytetin Babol në provincën Mazenderan, gjetëm skeletin e një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj. Mendojmë se skeleti daton tre deri pesë mijë vjet më parë", tha Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve.

Fazli tha se do të vazhdojnë gërmimet në Mazenderan.

Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.

- Hulumtimet arkeologjike në Iran

Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e evropianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë.

Punimet e para vendase në fushën e arkeologjisë në Iran nisën në vitin 1937 nën kujdesin e Universitetit të Teheranit, Muzeut Bastan të Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın