Shkencë dhe Teknologji

Filmohen stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran

Theksohet se madhësia e stuhisë në Neptun është dy herë më e madhe se sipërfaqja e SHBA-ve

Emel Öz Gözellik  | 12.02.2019 - Përdıtësım : 13.02.2019
Filmohen stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran

Ankara

ANKARA (AA) - Teleskopi hapësinor Hubble ka filmuar stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi se në xhirimet e fundit të teleskopit Hubble, është zbuluar një stuhi gjigande në planetin Neptun. Theksohet se madhësia e stuhisë në Neptun është dy herë më e madhe se sipërfaqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërsa në polin verior të planetit Uran, janë zbuluar "retë gjigande të stuhisë".

Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın