Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Erdoğan: Turqia në mesin e vendeve të pakta në prodhimin e dronëve

"Sot Turqia ndodhet në mesin e vendeve të pakta në fushën e prodhimit të dronëve. Shpresoj këtë sukses ta arrijmë edhe tek automobilat dhe automjetet fluturuese", tha Erdoğan

Selma Kasap  | 26.09.2020 - Përdıtësım : 27.09.2020
Erdoğan: Turqia në mesin e vendeve të pakta në prodhimin e dronëve

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se "Sot Turqia ndodhet në mesin e vendeve të pakta në fushën e prodhimit të dronëve. Shpresoj këtë sukses ta arrijmë edhe tek automobilat dhe automjetet fluturuese", raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim në TEKNOFEST 2020 ku AA është partneri global i komunikimit dhe i cili zhvillohet në qendrën e panarireve ‘‘Ortadoğu‘‘ në qytetin Gaziantep nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë si dhe Fondacionit të Ektipit Teknologjik të Turqisë (T3 Vakfı).

Pasi rikujtoi se dy aktivitetet e para të TEKNOFEST-it u mbajtën në Stamboll me pjesëmarrjen e miliona të rinjve të apasionuar në këtë fushë dhe familjeve bashkë me fëmijët e tyre, Erdoğan tha se vala e teknologjisë që u ndez në Stamboll ka rrethuar të gjithë Anadollin dhe se pothuajse nga të gjitha qytetet po bëhen kërkesa për organizimin e këtij aktiviteti.

Duke iu drejtuar të rinjve, Erdoğan bëri të ditur se këtë vit në TEKNOFEST krahas plotësisht 81 qyteteve të vendit kanë aplikuar mbi 20 mijë ekipe dhe 100 mijë garues nga 84 shtete.

Erdoğan tha se të rinjtë që fituan dy herë vendin e parë të ekipit të raketave po përgatiten që këto arritje t'i shndërrojnë në një ndërmarrje dhe që të rinjtë të cilët krijuan një iniciativë të inteligjencës artificiale që janë përgatitur për suksese në rang botëror janë fituesit e vendeve të para të TEKNOFEST-it në nivel të shkollave të mesme.

"Edhe nga garuesit e këtij viti sigurisht që do të ketë nga ata që do të arrijnë suksese të ngjashme në periudhat e ardhshme. Këtu do të mbillen, mbijnë, rrënjësohen dhe do të rriten risitë që do të hapin terren në çdo fushë nga inteligjenca artificiale e deri tek siguria kibernetike", shtoi Erdoğan.

Pasi vuri theksin se të gjitha këto fjalë nuk janë vetëm dëshira, Erdoğan potencoi se: "Ne e dimë se ka iniciativa që janë krijuar nga të rinj si ju dhe që në një kohë të shkurtër kanë arritur sukses në botë duke arritur në vlera miliarda dollarë. Nuk ka asnjë arsye të mos arrihen suksese të ngjashme në çdo përmasë të tenkonologjisë, kryesisht në fushat e reja si inteligjenca artificiale, sigura kibernetike, interneti i objekteve".

Presidenti Erdoğan nënvizoi se "Kapitali më i madh i teknologjisë janë mendjet produktive. Çdo gjë tjetër vjen pas kësaj. Deri dje ne ishim një vend emri i të cilit nuk përmendej në fushën e mjeteve ajrore me pilot dhe i atyre pa pilot. Ndërsa sot, falë disa njerëzve që punojnë natë e ditë drej objektivave të tyre, ne kemi hyrë në mesin e vendeve të pakta të botës në këtë fushë". 

"Shpresojmë që këtë sukses ta arrijmë edhe tek automobilat dhe automjetet fluturuese. Ne po punojmë me të gjithë fuqinë tonë për ta bashkuar Turqinë me objektivat 2023. Ndërsa të rinjtë me vizionin 2053 dhe 2071 këto filiza do t'i shndërrojnë në rrapa të mëdhenj", u shpreh Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın