Shkencë dhe Teknologji

Zjarri detyron Japoninë të pezullojë lançimin e raketës

"Kounotori 8" duhej të dërgonte 5.3 ton furnizime për astronautët në stacionin hapësinor

Riyaz ul Khaliq   | 11.09.2019
Zjarri detyron Japoninë të pezullojë lançimin e raketës

Tokio

Japonia sot anuloi lançimin e një rakete që mbante anijen kozmike pa pilot drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, pasi një zjarr shpërtheu në një platformë lançimi në jugperëndim të vendit, njoftojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Mitsubishi Heavy Industries Ltd" kishte përgatitur lançimin e anijes kozike të Agjencisë së Hulumtimit të Hapësirë ​​ajrore "Kounotori 8" të Japonisë duke përdorur raketën H-2B nga Qendra Hapësinore Tanegashima në provincën Kagoshima rreth orës 6:33 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

"Zjarri shpërtheu rreth orës 3:05 të mëngjesit sipas kohës lokale (18:05 sipas kohës së Evropës Qëndrore) në platformën e lançimit", tha Mitsubishi.

Zjarri u shua rreth mesditës, sipas kohës japoneze.

"Kounotori 8" duhej të dërgonte 5.3 ton furnizime për astronautët në stacionin hapësinor, përfshirë ushqime dhe ujë si dhe bateritë dhe pajisjet e nevojshme për eksperimente", tha agjencia.

"Ne ndiejmë përgjegjësi të madhe", tha për agjencinë e lajmeve 'Kyodo', Atsutoshi Tamura, drejtori ekzekutiv i Mitsubishi-t që drejtonte lançimin.

Sipas 'Kyodo', nëse zjarri nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në platformën e lëshimit, lançimi tjetër do të jetë me siguri në fillim të kësaj fundjave.

Më tej thuhet se vonesa e dërgimit të furnizimeve nuk do të ndikojë tek astronautët pasi stacioni hapësinor ka ushqim të mjaftueshëm. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.