Shkencë dhe Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë bletën gjysmë mashkull dhe gjysmë femër

Bleta është gjetur në ishullin Barro Colorado të Panamasë ndërsa u zbulua nga një grup studiuesish nga Universiteti Cornell në New York

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 04.04.2020
Shkencëtarët zbulojnë bletën gjysmë mashkull dhe gjysmë femër

Ankara

Shkencëtarët e Universitetit “Cornell” në New York në pyjet e Panamasë kanë zbuluar një bletë që është gjysmë mashkull, gjysmë femër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bleta është gjetur në ishullin Barro Colorado të Panamasë ndërsa u zbulua nga një grup studiuesish nga Universiteti "Cornell", të udhëhequr nga entomologu Erin Krichilsky, publikoi portali shkencor "Sciencealert".

Më tej u theksua se një ekip studiuesish gjeti bletën gjatë studimit të të ashtuquajturave ritmet cirkiane të gjinisë "Megalopta amoenae”, që natën dalin në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Detajet e këtij studimi u botuan në “Journal of Hymenoptera Research”.

Shkencëtarët theksojnë se bleta nga ana e majtë është një mashkull fiziologjik. Ajo ka një nofull të vogël, delikate, një antenë të gjatë dhe të hollë, një këmbë të pasme delikate me më pak qime. Ana e djathtë ka tipare femërore, antenë më të shkurtër, nofull të theksuar, këmbë të pasme dhe qime të trashë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın