Berk Kutay Gökmen
30 korrik 2026•Përditësim: 30 korrik 2026
Linjat ajrore amerikane "Delta" dhe "United Airlines" janë vendosur të ndalojnë transportimin e robotëve humanoidë dhe të ngjashëm me kafshët në kabinën e pasagjerëve ose në bagazhet e kontrolluara për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me bateritë e tyre litium-jon, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi sot "The Hill" linjat ajrore "Delta" dhe "United Airlines" do të përditësojnë politikat e tyre të bagazheve të dorës dhe të kontrolluara. Për arsye sigurie, linjat ajrore nuk do të lejojnë më robotë që ngjajnë me njerëzit ose kafshët shtëpiake në bordin e avionit të tyre.
"Southwest Airlines" miratoi më parë një politikë të ngjashme pasi një pasagjer u përpoq të hipte në një fluturim me një robot. Llojet e baterive që përdoren zakonisht për të fuqizuar këta robotë tashmë janë të kufizuara gjatë udhëtimit ajror.
Bateritë e rënda litium-jon mund të përbëjnë rrezik serioz zjarri nëse ato dëmtohen, keqpërdoren ose përjetojnë ikje termike.